Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të rikthehet me ndeshje në muajin shtator, pasi UEFA ka zyrtarizuar orarin e ndeshjeve për edicionin e ri të Ligës së Kombeve. “Dardanët” garën në edicionin e dytë të Ligës së Kombeve do ta nisin ndaj Moldavisë në udhëtim më 3 shtator. Kurse, ndeshja e parë si vendas do të jetë ajo ndaj Greqisë në stadiumin “Fadil Vokrri, më 6 shtator.
Më 10 tetor, në ‘Fadil Vokrri’ zbarkon edhe Kombëtarja e Sllovenisë. Në xhiron e katërt dhe të pestë, Kosova udhëton në Greqi e Slloveni, ndërsa në xhiron e fundit, në Prishtinë pret Moldavinë.
Më 8 tetor, Kosova do të zhvillojë ndeshjen gjysmëfinale të plejofit të edicionit të parë të Ligës së Kombeve kundër Maqedonisë së Veriut, në Shkup, në rrugën drejt Evropianit.