Kosova ka më shumë se një vit që nuk është ndeshur me përfaqësuese të forta, por ajo është e gatshme edhe për to. Ndien se është rritur dukshëm këtë vit, të cilin po e çon në fund pa humbje.
Kjo ecuri e rezultateve pozitive i jep të drejtë të ëndërrojë se mund t'ia dalë edhe në eliminatoret për “Euro 2020”, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kosova dhe përfaqësueset e tjera evropiane kanë mësuar grupet dhe kundërshtarët për këto eliminatore të dielën, kur në Dublin të Irlandës është hedhur shorti. Kosova ka rënë në Grupin A, ku bartëse është Anglia, ndërkohë janë edhe Çekia, Bullgaria dhe Mali i Zi.
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, është ndarë i kënaqur me shortin.
“Pse të mos ëndërrojmë kualifikimin në Evropian nëpërmjet eliminatoreve të rregullta”, ka thënë Challandes pas shortit. “Ne kur i futemi një gare nuk dorëzohemi që në fillim”.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Kosova ka shfaqur më të mirën në kualifikimet e kaluara për Evropian
-
Challandes për KOHËN: Grupi është i fortë, por kualifikimin mund ta ëndërrojmë
-
Challandes vlerëson grupin
-
Challandes e quan 2019-n vit të zhvillimit dhe të rezultateve përtej parashikimeve
-
Challandes për shortin: Grupi C është zgjedhje e mirë për ne