Sport

Kosova e 69-ta në renditjen botërore në basketboll

Kosova ka mbetur në pozitën e 69-të në renditjen ere të Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA) të publikuar të martën.

Kosova e mbanë këtë pozitë me 128.5 pikë. Renditjen e kryeson SHBA-ja me 781.6 pikë.

Kosova në muajin shkurt fitoi dy ndeshje në fazën paraeliminatore për Botërorin 2023 në basketboll. Mposhti në Prishtinë, Islandën me rezultatin 80:78, ndërsa triumfoi në Luksemburg me rezultatin 84:80.