FIFA sot ka publikuar ranglistën e re të kombëtareve, në të cilën shihet se Kosova ka rënë për një pozitë, derisa Shqipëria vazhdon ta mbajë pozitën e njëjtë.
Në ranglistën e re Kosova mban pozitën e 173, transmeton Koha.net. Kurse Shqipëria vazhdon të mbetet në vendin e 66.
Ndryshime në pozita nuk ka as në top-pesëshe. E para vazhdon të mbetet Brazili, e ndjekur nga Argjentina, Gjermania, Kili dhe Kolumbia.
Kosova ndeshjen e radhës e zhvillon ndaj Turqisë më 11 qershor në “Loro Boriçi”, e vlefshme për kualifikimet për Botëror, përderisa Shqipëria më 5 qershor zhvillon miqësore me Luksemburgun, dhe më 11 qershor përballet me Izraelin në kualifikimet për Botëror.

