Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova barazon me Ukrainën pas pjesës së parë

Kosova ka barazuar në pjesën e parë të ndeshjes që po e luan në udhëtim ndaj Ukrainës.

Pjesa e parë e ndeshjes së fazës “Main Round”, e rëndësishme për kualifikim në Kampionatin Botëror 2024, është mbyllur baras, 1:1.

Ky takim po luhet në Salaspils të Letonisë, me Ukrainën vendëse.

Dy minuta pasi nisi pjesa e parë e takimit, Fejza Kastrati befasoi ukrainasit me një gol me kokë, kur u asistua nga kapiteni Jeton Rukovci.

Kosova, falë edhe ndërhyrjeve të shumta të portierit Bajram Ramadani, u mbajt deri në minutën e 15-të.

Ramadani nuk arriti që ta presë gjuajtjen e Ihor Cherniavskyit që i barazoi shifrat në 1:1.

Kosova në ndeshjen e parë të këtyre kualifikimeve të Botërorit u mposht 2:1 nga Holanda në Roterdam.

 

Artikuj të ngjashëm