Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova arrin në Katar, të enjten stërvitja e parë

Foto: FFK

Kombëtarja e Kosovës në futboll, të mërkurën pasdite ka zbritur në Doha të Katarit, ku më 12 janar do ta luajë ndeshjen miqësore kundër Suedisë.

16 lojtarë udhëtuan nga aeroporti i Shkupit, kurse pjesa tjetër nga shtetet e ndryshme evropiane.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në Doha, lojtarët i ka pritur përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, i cili e ka mbajtur një takim me futbollistët, të cilëve ua ka shpjeguar rëndësinë e të qenët pjesë e Kombëtares, si dhe ua ka bërë të ditur agjendën e këtij grumbullimi, raporton Sporti në KTV.

Stërvitjen e parë, “Dardanët” do ta zhvillojnë të enjten, ndërkaq në total do të kenë katër seanca stërvitore para ndeshjes që luhet të dielën.

Challandesi, për duelin ndaj suedezëve, ka ftuar 25 lojtarë, prej tyre vetëm pesë janë pjesë e rregullt e ekipit të parë, 13 që luajnë në Superligën e Kosovës, dhe pjesa tjetër te Kosova U21 dhe në ekipet e ndryshme evropiane.

Edhe trajneri i Suedisë, Andersson, ka ftuar futbollistë të rinj, të cilët janë potencialë për ekipin A.

Nga 23 lojtarë të ftuar, 17 lojtarë luajnë në kampionatin e Suedisë.

Kosova e mbylli vitin 2019 në pozitën e 115-të në ranglistën e FIFA-s dhe është ende në garë për t’u kualifikuar në “Euro 2020” përmes Ligës së Kombeve, kurse Suedia që është kualifikuar në Kampionatin Evropian, u rendit e 17-ta.