Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova U19 fiton edhe ndaj Letonisë

Pas fitores në ndeshjen e parë në turneun kualifikues të Ligës B në Grupin 3 për “Euro 2023” ndaj Qipros në Belfast ditë më parë, Kosova U19 në konkurrencën e femrave ka shënuar edhe një tjetër fitore.

Të premten gjatë ditës, Kosova U19 mposhti edhe Përfaqësuesen e Letonisë U19 me rezultatin 1:0.

Lorita Islami në minutën e nëntë e shënoi golin e vetëm dhe të fitores për “Dardanet” e reja.

Kosova në Grupin 3 të Ligës B tani ka gjashtë pikë në dy ndeshje.

Nga tri pikë kanë Irlanda e Veriut dhe Qiproja, kurse Letonia është e fundit pa pikë.

Kosova e mbyll këtë kampanjë kualifikuese më 10 prill, në duelin kundër Irlandës Veriore.

Artikuj të ngjashëm