Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka konfirmuar se Laurent Koscielny do të mungojë gjashtë muaj si rezultat i lëndimit të thembrës, në ndeshjen ndaj Atletico Madridit në Ligën e Evropës.
32-vjeçari tani do të mungojë edhe për Francën në Botërorin që mbahet gjatë verës.
“Koscielny është i shkatërruar sepse i duhet operim. Kjo nënkupton që do të mungojë gjashtë muaj. Nuk do ta shihni deri në fillim të dhjetorit, në afatin më pozitiv”, ka thënë Wenger në konferencën për media.
Mbrojtësi pritej të pensionohej nga kombëtarja franceze pas Botërorit në Rusi.