Mbrojtësi i Arsenalit, Kieran Tierney, e ka përfunduar para kohe aventurën në “Euro 2024”. Tierney u lëndua rëndë në ndeshjen e së mërkurës mbrëma ndaj Zvicrës.
27-vjeçari do të jetë mungesë e madhe për Skocinë në vazhdim të Evropianit.
Të premten përfaqësuesja e Skocisë ka njoftuar se Tierney do të kthehet tek Arsenali për testime të mëtejme mjekësore.
“Këtu apo në shtëpi, ju jeni gjithmonë një pjesë e rëndësishme e këtij ekipi të Skocisë, Kieran Tierney. Ai largohet nga kampi për shkak të dëmtimit dhe do të kthehet në Arsenal për vlerësime të mëtejshme”, shkruan në njoftimin e përfaqësueses së Skocisë.
Skocia ka një fitore dhe një barazim. Humbi thellë, 5:1, nga Gjermania dhe barazoi 1:1 me Zvicrën. Ndeshjen e radhës e ka ndaj Hungarisë, të dielën.