Ukraina ka përfshirë në skuadër për ndeshjen miqësore të sotme kundër Francës portierin 45-vjeçar Oleksandr Shovkovskiy, pasi tre portierët tjerë janë rezultuar pozitivë me koronavirus, raporton Federata e Futbollit të Ukrainës, njofton agjencia Reuters.
Shovkovskiy është tërhequr nga përfaqësuesja në vitin 2016. Aktualisht është ndihmëstrajner i Andriy Shevchenkos në përfaqësuese.
Federata e Ukrainës ka thënë se Shovkovskiy është në gjendje të mirë fizike dhe do të jetë në bankën rezervë për Georgiy Bushchanin, portierin e vetëm të shëndosh aktualisht në përfaqësuese.
Portieri i Shakhtar Donetzkut, Andriy Pyatov dhe mefsushori Taras Stepanenko, nuk kanë mundur të udhëtojnë në Paris pasi kanë rezultuar me koronavirus. Të martën, federata ka njoftuar edhe se portierët Andriy Lunin e Yuriy Pankiv kanë dalë pozitivë.
-
Petrakov zëvendëson Shevchenkon tek Ukraina
-
Shevchenko, ish-ylli i Ukrainës që po e kërkon suksesin në “Euro 2020” si trajner
-
Mostovoy infektohet me koronavirus, zëvendësohet nga Evgeniev
-
#Profili - Euro 2020: Pas debaklit në vitin 2016, Ukraina synon kalimin e grupit
-
Ndeshja e Ligës së Kombeve mes Zvicrës e Ukrainës anulohet shkaku i koronavirusit