Meriton Korenica është kthyer të luaj sërish te Ballkani.
Lajmin për kthimin e Korenicës e ka bërë të ditur të hënën mbrëma kampioni i Kosovës, Ballkani. Ballkani ka postuar një video me golat e Korenicës gjatë ndeshjeve me Ballkanin.
Korenica 27-vjeçar është pjesë e Manisasporit, që garon në Kategorinë e Dytë të Turqisë. Me Manisasporin ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm.
Manisaspori e ka huazuar Korenicën te Ballkani deri në fund të edicionit aktual. Në 11 ndeshje me fanellën e Manisasporit ka shënuar një gol për Kupë. Manisasporit iu bashkua në shtator të vitit të kaluar.
Artikuj të ngjashëm