Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Koreja e Jugut në çerekfinale të Kupës së Azisë

Koreja e Jugut ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Azisë, pasi ka mposhtur Arabinë Saudite pas ekzekutimit të penalltive.

Koha e rregullt përfundoi baras 1:1. Në dy shtesat nga 15 minuta nuk u shënua asnjë gol, ndërsa Koreja e Jugut ishte më e suksesshme në ekzekutimin e penalltive.

Shënoi katër gola, ndërsa Arabia Saudite shënoi dy nga katër gjuajtjet nga pika e bardhë.

Në çerekfinale, Koreja e Jugut përballet me Australinë. 

Artikuj të ngjashëm