Zinedine Zidane do të detyrohet të luajë pa njërin prej futbollistëve të tij më të mirë.
Në prag të ndeshjes së kthimit të çerekfinaleve në Ligën e Kampionëve, Real Madridi ka marrë një lajm të hidhur, pasi që sot është konfirmuar mungesa e Gareth Bale për sfidën e së martës ndaj Bayern Munichut, transmeton kp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUellsiani nuk ka arritur të rikuperojë lëndimin që ka pësuar një javë më parë në Allianz Arena dhe kësisoj do të qëndrojë jashtë për këtë ndeshje vendimtare të “Los Blancos”.
Sipas së përditshmes madrilene AS, në vend të Bale, trajneri Zidane do ta inkuadrojë Iscon.