Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Konfirmohet arbitri ndërkombëtar që ndanë drejtësinë e takimit, Partizani – Kukësi

Ndeshja më e rëndësishme e sezonit në futbollin shqiptar do të gjykohet nga arbitri slloven, Matej Jug.

Jug është gjyqtar i FIFA-s që prej vitit 2007 dhe protagonist prej thuajse 15 vitesh në kampionatet sllovene, xhaketa e zezë ballkanase do të vendosë drejtësinë në përplasjen, që me gjasë do të caktojë edhe titullin mes Partizanit dhe Kukësit.

Kërkesa e “Demave të kuq” për një arbitër të huaj u mor parasysh nga FSHF-ja, për të shmangur polemikat dhe dyshimet e fundit të këtij sezoni, e kështu ndodhi.

Por kush është Matej Jug? Për sllovenin nuk është hera e parë që ka të bëjë me shqiptarët, pasi vitin e kaluar ishte jashtë fushës, si arbitër i katërt në stadiumin “Loro Boriçi”, në barazimin miqësor mes kuqezinjve dhe Marokut, transmeton TCH.

Matej Jug është arbitër i klasit të parë në FIFA.