Kuvendi i Komunës së Prishtinës në mbledhjen e mbajtur të premten ka miratuar vendimin për pakon ekonomike emergjente pas situatës së krijuar nga përhapja e pandemisë së koronavirusit.
Në mesin e 14 pikave të kësaj pakoje, KK i Prishtinës ka menduar edhe për klubet sportive të kryeqytetit. Në fakt prej muajit të shkuar me vendim të Qeverisë së Kosovës janë ndërprerë të gjitha aktivitetet sportive shkaku i koronavirusit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Subvencione për sport, në vlerë prej 100 mijë eurosh, për klubet në vështirësi për shkak të mosfunksionimit të garave”, shkruan në pikën 11 të pakos ekonomike emergjente.
Për zbatimin e këtij vendimi do të kujdesen kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, Drejtoria e Financave dhe drejtoritë tjera relevante.
“Ky vendim hyn në fuqi 15 ditë pas regjistrimit në Zyrën e protokollit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, si dhe publikimit në gjuhë zyrtare në ueb-faqen e Komunës”, thuhet në vendimin për miratimin e pakos ekonomike emergjente.