Rreth 670 sportistë do të marrin pjesë në Lojërat Paralimpike Dimërore "Pyeongchang 2018". Në mesin e mbi 40 shteteve pjesëmarrëse në këtë ngjarje, që do të mbahet nga 9 deri më 18 mars në gjashtë sporte, nuk do të jetë edhe Kosova.
Për paralimpistët kosovarë kjo është ngjarja e dytë e madhe e humbur nëse llogaritet periudha pas pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) në atë Ndërkombëtar (IOC). Paralimpistët nuk morën pjesë as në lojërat paralimpike verore "Rio 2016", shkruan sot Koha Ditore.
E gjithë kjo pasi Komiteti Paralimpik i Kosovës (KPK) nuk është i pranuar në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar. Në fakt, KPK-ja është organizata e vetme sportive në Kosovë e papranuar ndërkombëtarisht, por jo me fajin e të tjerëve.
Faji është i brendshëm. KPK-ja nuk ka strukturë: nuk ka federata të sporteve të ndryshme, nuk ka klube e si pasojë e këtyre ka pak aktivitete. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
-
Kosova më në fund pranohet në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar
-
Kosova sërish jashtë Lojërave Paralimpike, përgjegjësinë nuk e merr askush
-
Ekipi paralimpik i Kosovës parakalon në Paris
-
Kosova, njëra prej tri vendeve debutuese në Lojërat Paralimpike
-
Për herë të parë, Kosova përfaqësohet në Lojëra Paralimpike