Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kombëtarja me pak shpresë përballë kampiones së botës

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll duhet të jetë maksimalisht e mobilizuar dhe të shmangë gabimet për të shpresuar në një rezultat pozitiv në ndeshjen ndaj Francës. Por gjasat e kuqezinjve për të marrë rezultat të favorshëm nuk vlerësohen shumë të mëdha.

Ndeshja mes Francës dhe Shqipërisë luhet të shtunën (sot) nga ora 20:45, në stadiumin "Stade de France" në Saint-Denis. Franca ka fituar titullin e botës vitin e kaluar dhe ka gjeneratë të mbushur me lojtarë yje, shkruan sot Koha Ditore.

Franca udhëheq në grupin H të eliminatoreve për "Euro 2020" me 9 pikë nga katër ndeshje. Bilanc të njëjtë kanë edhe Turqia e Islanda, që pritet të luftojnë për dy pozitat e para, së bashku me Francën. Shqipëria ka mbetur një hap prapa, ka 6 pikë nga katër ndeshje.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)