Benjamin Kololli ka hyrë në formacionin e javës nga ‘Blick’. Kololli ka shënuar tetë gola këtë sezon në Superligën zvicerane
Në Superligën zvicerane protagonistë pothuajse gjithmonë janë futbollistët shqiptarë, dhe kështu ishte edhe kësaj radhe, në xhiron e fundit që u zhvillua.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKësaj radhe nuk ishte as Ezgjan Alioski dhe Armando Sadiku, por anësori i Kosovës, Benjamin Kololli, i cili hyri në formacionin e javës nga ‘Blick’, përcjell albinfo.ch.
Ai shënoi një gol në fitoren e Laussanes ndaj Luzernit me rezultat 3:0 në udhëtim, derisa ky ishte goli i tetë këtë edicion në Superligën zvicerane.
11-shja e javës: Thomas Castella, Marcus Dinis, Elton Monteiro, Simeone Grippe, Samuele Campo, Davide Mariani, Gabriel Torres, Simeone Rap, Marc Janko, Seyduo Doumbia dhe Benjamin Kololli.