Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë 230 mijë euro për Komitetin Olimpik të Kosovës, me një memorandum bashkëpunimi të nënshkruar sot.
Këto mjete KOK-ut i janë ndarë për të realizuar objektivat dhe synimet për sivjet. Kjo shumë do të paguhet në katër pjesë brenda këtij viti.
Obligim i KOK-ut është që këtë buxhet ta shfrytëzojë për zhvillimin e politikave programore në fusha si: avancimin i sportit femëror, mjekësi sportive, aktivitete sportive ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit, për zhvillimin e aktiviteteve sportive për komunitetet pakicë dhe multietnike, aktiviteteve sportive për personat me aftësi të kufizuara dhe për zhvillimin e kapaciteteve menaxhuese në kuadër të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe federatave të sportit.
Shuma e ndarë për KOK-un nga MKRS-ja do të jetë në funksion të ngritjes së cilësisë së sportit në vend, masivizimit të tij, ngritjes së kapaciteteve profesionale në fushën e sportit dhe pjesëmarrje konkurruese të sportistëve dhe ekipeve tona në garat vendore dhe ndërkombëtare.

-
MKRS-ja ndan mbi 55 mijë euro për pjesëmarrjen e sportistëve në LOD “Pekin 2022”
-
MKRS-ja nënshkruan memorandume bashkëpunimi me KOK-un, FBK-në dhe FHK-në
-
Së paku 30 % të buxhetit, federatat duhet ta shpenzojnë për vajza dhe gra
-
Raporti financiar i KOK-ut: Më pak buxhet, më shumë shpenzime për paga
-
KOK-u me të hyra prej 2.1 milionë eurosh, mbi 100 mijë euro i kushtuan “mëditjet për udhëtime zyrtare”