Të mërkurën mbrëma në Prishtinë mbahet ceremonia e shpalljes të më të mirëve në sportin e Kosovës për vitin 2017.
Është Komiteti Olimpik i Kosovës, si organizatë ombrellë e sportit, që vlerëson më të mirët e vitit të kaluar.
Më të mirët e vitit 2016 ishin shpallur Majlinda Kelmendi e Herolind Nishevci.
Majlinda kishte fituar medaljen e artë olimpike në xhudo, ndërsa Nishevci kishte pasur suksese ndërkombëtare në karate.
Në ceremoninë e shpalljes së Laureatëve të vitit, pos sportistit dhe sportistes më të mirë të vitit, do të shpallen edhe shpresat e vitit në të dy gjinitë, ekipet përfaqësuese më të mira të vitit dhe trajneri më i mirë i vitit.