Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kelmendi e Nishevci më të mirët e vitit

Xhudistja Majlinda Kelmendi dhe karateisti Herolind Nishevci kanë marrë çmimet për sportistët më të mirë të vitit nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

KOK sot ndau çmimet për më të mirët e vitit 2017 duke shpërblyer Kelmendin dhe Nishevcin me çmimet kryesore për sukseset e vitit të shkuar.

Me çmim të veçantë u nderua xhudistja tjetër, Nora Gjakova, e cila fitoi medaljen e Bronztë në Kampionatin Evropian që u mbajt në Poloni dhe të artën në Grand Prix të Holandës.

Driton Kuka u shpall trajneri më i mirë i vitit, ndërsa KOK vlerësoi edhe Shpat Zekën, Donjeta Sadikun e Laura Fazliun si Shpresa Olimpike 2017.

Kombëtarja e basketbollit u shpall më e mira për vitin 2017.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm