Sport

KOK ndan tre bursa për përgatitje për Lojëra Olimpike Dimërore 2018

Komitetit Olimpik i Kosovës, Federata Skitare e Kosovës dhe tre sportistë kanë nënshkruar sot kontratat për ndarjen e Bursës Olimpike për Lojëra Olimpike Dimërore PyeongChang 2018.

Përfitues të kësaj burse janë sportistët; Albin Tahiri, Venesa Gjurkaj dhe Arbi Pupovci. Ata për çdo muaj do të marrin nga 1 mijë dollarë.

Albin Tahiri, si përfitues i kësaj burse tanimë ka fituar​ normën Olimpike në katër disiplina dhe pritet që të arrijë normën edhe në disiplinën e pestë. Ndërsa, Venesa Gjurkaj​ dhe Arbi Pupovci​ pritet që edhe këta të jenë pjesë e Lojërave Olimpike Dimërore PyongChang 2018 duke arritur edhe këta normë Olimpike.

KOK thotë se kjo bursë është vazhdim i përkrahjes së sportistëve që të kenë shumë më të lehta përgatitjet për përfaqësimin e Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore që do të mbahen në PyeongChang 2018.