KOHA vazhdon traditën e shpalljes së më të mirëve të vitit në sport. Në mesin e shumë çmimeve që ndahen është edhe ai për vepër jetësore.
Këtë vit çmimi për vepër jetësore iu ka takuar dy doajenëve të gazetarisë sportive, Xhavit Kajtazit dhe Gani Kosumit.
Të dy kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për sportin kosovar në periudha të ndryshme.
Kajtazi dhe Kosumi u pensionuan këtë vit.