Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Koha e Balet te Reali mund të jetë duke skaduar

Ndryshimet ndodhin sa hap e mbyllë sytë te Real Madridi dhe koha e Gareth Bale te skuadra madrilene mund të jetë duke përfunduar.

Sulmuesi uellsian shënoi golin e parë të skuadrës në stinorin e ri në La Liga disa ditë më parë, në fitoren 3:0 ndaj Deportivo La Corunas.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mirëpo, një javë më vonë, Bale është fishkëllyer nga tifozët e Realit në “Santiago Bernabeu”, pasi trajneri Zinedine Zidane e zëvendësoi atë në ndeshjen e së dielës mbrëma kundër Valencias, te rezultati 1:1, ndërsa skuadra madrilene po ndiqte golin e fitores në 15 minutat e fundit, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

Tifozët e Realit ishin të frustruar me performancën jo të mirë, gjatë së cilës Bale lëshoi një rast të pastër për gol kur një gjuajtje e tij me kokë përfundoi mbi gol. Reali dështoi të kthejë superioritetin në gola, dhe barazoi 2:2 në shtëpi me Valencian.

Derisa Bale pati telashe, lojtari i ri i adhuruar nga tifozët madrilenë, Marco Asensio shkëlqeu. Sulmuesi anësor 21-vjeçar shënoi të dy golat e Realit dhe vazhdoi me fillimin e tij impresiv të stinorit.

Bale, që me përjashtim të golit ndaj Deportivos, ka ofruar pak në ligë apo në dy fitoret e Realit në Superkupën e Spanjës, është veçuar nga kritikat e tifozëve dhe mediave.

Zidane njihet për menaxhim të mirë dhe ka evituar të vërë presion apo faj te Bale... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.