Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka thënë se humbja 3:0 sonte nga Benfica është e vështirë për t’u kapërdirë. Ai ka thënë se rezultati nuk është real.
“Është rezultat i vështirë për t’u pranuar. Nuk besoj se rezultati korrespondon me ndeshjen që e kemi parë. Përkundër se shpejt pranuam golin e disavantazhit, ne kemi luajtur mirë derisa rezultati u bë 2:0. Nuk do të flasë për nivelin e skuadrës sime. Nuk ka arsye për të krahasuar këtë skuadër me ato të Barcelonës të viteve të mëhershme. Është e pastër si uji. Unë vetëm mund të japë mendimin e punës sime në klub. Ndjejë përkrahjen nga lojtarët. Benfica ishte e fortë fizikisht dhe e shpejt. Në golin e parë dhe të dytë është dashur të mbrohemi më mirë”, tha Koeman.