Skuadra nga Rumania, Poltitehnica Iasi, që ka dashur të dërgojë një mesazh për ndalimin e luftës në Ukrainë, ka bërë një gafë të madhe, kanë raportuar mediumet e huaja. Futbollistët e klubit rumun që u rreshtuan para fillimit të ndeshjes, e dhanë një mesazh plotësisht të pakuptuar dhe pa kurrëfarë domëthënie.
Në ndeshjen kundër Astra Giurgius, futbollistët e Politehnicas dolën në fushë me idenë për të dhënë një mesazh për ta përkrahur Ukrainën dhe kërkuar ndalimin e luftës.
Secili prej futbollistëve barte në fanellë nga një shkronjë të mesazhit “Stop War” (Ndalojeni luftën). Megjithatë, futbollistët kur dolën në fushë u rreshtuan gabimisht dhe mesazhi i tyre ishte me fjalët “Raë Pots”. Ky rreshtim i lojtarëve ka shkaktuar momente qesharake në tribunat e stadiumit në mesin e tifozëve. Megjithatë, ky nuk është gabimi i vetëm i këtij klubit. Ditë më parë, Politehnica e prezantoi mesfushorin John Kamara, i cili ishte me fanellën e Manchester Cityt.