Feronikeli 74, klub i themeluar vetëm vitin e kaluar, ka siguruar inkuadrimin në Superligën e Kosovës në futboll.
Feronikeli 74 është themeluar vjet, ndërsa zuri vend në Ligën e Parë falë një fuzionimi shumë të dyshimtë, që nuk u sqarua asnjëherë.
Feronikeli 74 thirret në të kaluarën e klubit Feronikeli nga Drenasi, që ka ndalur aktivitetin. Shfrytëzon të gjitha asetet e klubit Feronikeli.
Ka hequr dorë vetëm nga borxhet shumë të mëdha të klubit të dikurshëm kampion nga Drenasi. Feronikeli 74 të dielën barazoi pa gola në udhëtim tek A & N dhe kështu siguroi vendin e parë në Ligën e Parë, grupi A.
Ka mbledhur 57 pikë, tri më shumë se Liria e Prizrenit. Nga grupi B i Ligës së Parë në Superligë inkuadrohet Fushë Kosova.
-
Akuza publike për keqpërdorime te “Feronikeli 74”, përmendet edhe FFK-ja
-
Ish-trajneri i Feronikelit, Vukiçeviq: Ndryshimi i emrit të klubit nuk nënkupton ndërrim të fjalëve
-
Feronikeli 74 kthehet në Superligë
-
Suksesi i veçantë i Prishtinës së Re – në Superligë pesë vjet pas themelimit
-
Fitore e pritur e Dukagjinit ndaj Feronikelit 74