Standard Liege ka kërkuar nga ish-futbollisti Marouane Fellaini që të investojë para dhe të ndihmojë mbijetesën e klubit, njoftojnë mediumet lokale.
Klubi belg i futbollit po rrezikon të bie në rangjet amatore, pasi nuk i është dhënë licenca për stinorin e ardhshëm shkaku i borxheve ndaj lojtarëve.
Reprezentuesi i Belgjikës, Fellaini, ka nisur karrierën te klubi belg, para se të kalonte në Premier League e të luante për klubet si Everton e Manchester United. Ai aktualisht është duke luajtur në Kinë te klubi Shandong Luneng.
Fellainit po i kërkohet që të ndjekë rrugën e ish-bashkëlojtarit të tij te Standardi, Axel Witsel e t’i bashkohet grupit të investuesve që po synojnë të blejnë stadiumin e klubit dhe t’ia japin me qira më pas klubit, duke mbledhur paratë që i duhen për të mbijetuar.
Witseli ka investuar 1.5 milionë euro në projekt.
Standardi garoi këtë edicion ka luajtur në Ligën e Evropës. Klubi ka apeluar vendimin e komisionit përkatës që nuk e ka licencuar për stinorin e ardhshëm. Apeli do të shqyrtohet më 5 maj.
Te Standardi luan reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda.