Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klubi anglez ofron 4.5 milionë euro për Rashicën

Skuadra e Newcastles po insiston për transferimin e mesfushorit të Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica.

Mediumet angleze kanë raportuar, të martën, se Newcastle i ka ofruar Vitesses dëmshpërblim prej 4.5 milionë eurosh për transferimin e Rashicës gjatë afatit kalimtar të janarit, transmeton Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rashica po shihet si përforcim i duhur për repartin ofensiv te Newcastle. 21-vjeçari këtë edicion ka shënuar tre gola dhe ka dhënë katër asistime në 21 paraqitje për Vitessen në të gjitha garat.

Me ekipin holandez ka kontratë deri në vitin 2020. Ai është futbollisti i dytë i Kosovës që po kërkohet nga Newcastle për afatin kalimtar të janarit, pasi ekipi anglez më herët interesim ka shprehur edhe për mesfushorin e Red Bull Salzburgut, Valon Berisha.