West Bromwich Albion raportohet se është duke përgatitur një ofertë befasuese për mbrojtësit e Manchester Unitedit, Chris Smalling e Phil Jones.
E ardhmja e dy mbrojtësve anglez në Old Trafford është në dyshim që prej transferimit të Victor Lindelofit nga Benfica. Suedezi pritet të luajë përkrah Eric Baillyt në sezonin e ri.
Smallingut dhe Jonesit i kanë mbetur edhe dy vjet kontratë dhe sezonin e kaluar janë kritikuar nga Jose Mourinho shkaku i lëndimeve të vazhdueshme.
Sipas The Mirror, menaxheri i WBA-së është admirues i mbrojtësve dhe dëshiron që të krijojë partneritet në vijën e fundit.
Artikuj të ngjashëm