Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klubet “rrjepin” të ardhmen

Një prind po mbante një shall në dorë. Po priste vërshëllimën e trajnerit të grupmoshës U-13 të Prishtinës Suad Keçi, të sinjalizojë për pak pushim, shkruan sot Koha Ditore.

E kur Keçi liroi nxënësit e tij të pushojnë, prindi i ulur në ulëse të një prej shumë fushave të vogla private të mbuluara në Prishtinë, ku stërviten gjeneratat e reja të klubit Prishtina, me shallin që mbante në dorë mundohej që djalit të tij 13-vjeçar t'ia fshinte djersët.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në njërën fushë të mbuluar stërvitej grupmosha U-13, kurse në tjetrën pak metra më larg ajo U-15 e Prishtinës. Të dy fushat ku shkolla e futbollit Prishtina po kryente stërvitjet, nuk i plotësonin as për së afërmi kushtet për të zhvilluar një seancë stërvitore, e aq më pak për fëmijët. Nuk kishte dhoma të zhveshjes, që për një ditë si e mërkura që "u befasua" me borë, nuk ishte e lehtë për fëmijët.

Rrobat e tyre i kishin të vendosura në ulëset skaj fushës. Në sallën e mbuluar ishte ftohtë dhe më e keqja, kundërmonte erë gati e padurueshme. Në gjysmën e fushës ishin rreth 15 fëmijë, kurse në pjesën tjetër rreth dhjetë që po prisnin radhën. Pritjen e bënin ulur. E në kushte të tilla, nuk ushtrojnë vetëm fëmijët e shkollës së futbollit Prishtina, por gati të gjitha shkollat e futbollit në Kosovë.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.