Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klubet me histori të ndryshme i japin fund edicionit 2022/23 në futboll

Manchester City do të hyjë në finalen e Ligës së Kampionëve të shtunën, si një ekip i futbollit modern dhe me një peshë të rëndë financiare në krahasim me Interin. Kjo është një kthesë e re në historinë evropiane të dy klubeve që kanë operuar rrallë në të njëjtin nivel dhe statusi i të cilëve, brenda dhe jashtë fushës, ndryshoi rreth 12 vjet më parë.

Interi, si klub me histori, kishte traditën dhe trofetë, ndërsa City ishte një skuadër angleze e nivelit të tretë kur rivali Manchester Unitedi ngriti trofeun ikonik të Kupës Evropiane në vitin 1999.

“Është një lloj fisnikërie e vjetër”, tha konsulenti evropian i futbollit Olivier Jarosz për Interin. “Klubi tjetër vjen nga klasa punëtore që ka bërë një martesë të bukur me para”.

City dhe Interi ishin “bashkëlojtarë” në projektin e dështuar të Superligës Evropiane në vitin 2021, megjithëse për arsye të ndryshme. Interi, humbës, po kërkonte të shmangte ngecjen nga dominimi i Premier Leagues. City, mashtrues financiar, i mbështetur nga pasuria e Abu Dabit nuk donte të lihej jashtë. Paratë e Abu Dabit janë shpenzuar me mençuri, kështu që City shkon pa borxhe në Stamboll për finalen e dytë të Ligës së Kampionëve në tre vjet. Skuadra u trimërua nga titulli i shtatë në Premier League në 12 edicione.

Në të njëjtën epokë Interi kaloi nëpër tre pronarë, shënoi humbje rekorde, fitoi kampionatin italian vetëm një herë dhe nuk përparoi në asnjë raund eliminator të Ligës së Kampionëve deri në këtë edicion. Interi nuk arriti as të kualifikohej për gjashtë vjet radhazi në Champions.

Edhe Përfitime të jashtëzakonshme financiare të Cityt Sport Përfitime të jashtëzakonshme financiare të Cityt

Suksesi stabil i Cityt bëri që vjet klubi nga Manchesteri të kishte të ardhurat më të larta të përgjithshme dhe sponsorizuese nga çdo klub në futbollin botëror. City ka skuadrën më të shtrenjtë, që kushton rreth 1.3 miliardë dollarë në total.

Interi fitoi më pak se gjysmën e të ardhurave të Cityt prej rreth 730 milionë euro në vitin 2022 dhe pati një humbje prej 140 milionë eurosh, sipas analizës më të fundit. I gjithë formacioni i Interit që filloi ndeshjen e dytë gjysmëfinale kundër Milanit, kushtoi më pak sesa vetëm një lojtar i Cityt. Klubi anglez kishte ndarë 117.5 milionë euro për të firmosur me Jack Grealish.

“Interi është në finalen e Ligës së Kampionëve pavarësisht nga pronësia dhe Manchester City është në finale për shkak të pronësisë”, tha Kieran Maguire, autor i libtir “The Price of Football”.

Ishte shumë ndryshe për pjesën më të madhe të historisë 68-vjeçare të asaj që filloi si Kupa Evropiane dhe u bë Liga e Kampionëve. Kur Interi e fitoi Championsin për herë të fundit në vitin 2010, italianët kishin qenë kampion evropianë më shpesh sesa City që kishte luajtur ndeshje totale në këtë garë - tre trofe për Interin, dy ndeshje për Cityn. Inter fitoi tituj radhazi në vitet 1964 dhe 1965, si dhe arriti dy finale të tjera në vitet 1967 dhe 1972. Tre tituj të Kupës UEFA u fituan gjithashtu në vitet 1990-a kur Serie A ishte ende liga më e mirë, më e pasur dhe më në modë në Evropë. I zotëruar për pjesën më të madhe të kësaj epoke nga familja Moratti, miliardere në industrinë e naftës, Interi theu rekordin për tarifën e transferimit katër herë, përfshirë kur nënshkroi me sulmuesin brazilian Ronaldo nga Barcelona.

Aventura e vetme e Cityt në Kupën Evropiane zgjati dy javë dhe përfundoi në Stamboll në tetor të vitit 1968, i eliminuar nga Fenerbahçe në rundin e parë. Titulli i Kupës së Fituesve të Kupave u fitua edicionin pasues, por klubi nuk kishte status serioz evropian për dekada.

Edhe City luan për tripletën, Interi kërkon befasinë e madhe Sport City luan për tripletën, Interi kërkon befasinë e madhe

Deri në vitin 2018, kur të dyja ekipet ishin sërish në grupet e Ligës së Kampionëve, shumëçka kishte ndryshuar. City sapo kishte rifituar titullin e Premier Leagues, i pari nga Pep Guardiola, i cili ndërtoi një ekip dominues në ligën më të pasur në botë. Interi u shit fillimisht nga Massimo Moratti tek Erick Thohir, një ish-pronar në NBA, dhe më pas në 2018 te korporata kineze Suning, e cila vendosi si kryetar 26-vjeçarin Steven Zhang. Suning është subjekt i presioneve financiare globale dhe në vitin 2021 mbylli klubin e tij kinez, Jiangsu, disa muaj pasi fitoi titullin e parë të ligës vendase. Këtë edicion financat e Interit bënë që UEFA të tërhiqte 4 milionë euro nga çmimi i saj. Klubi gjithashtu pagoi 6 milionë euro në vitin 2015 për thyerjen e rregullave të ferplejit financiar.

City gjithashtu ka dy dënime nga UEFA, që arrijnë në 30 milionë euro. Klubi aktualisht po lufton më shumë se 100 akuza nga Premier League në lidhje me shkeljet e supozuara të rregullave financiare. Ndeshja e së shtunës është finalja e tretë e Ligës së Kampionëve që nga prilli 2021 dhe të gjithë ekipet finaliste që nga ajo kohë, City, Chelsea, Real Madridi, Liverpooli, Interi, ishin pjesë e projektit të Superligës.