Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klubet gjermane ratifikojnë propozimin për pezullimin e garave së paku deri më 30 prill

Foto: Reuters

Klubet në dy rangjet e para të futbollit në Gjermani kanë ratifikuar të martën propozimin për të vazhduar pezullimin e ndeshjeve së paku deri më 30 prill shkaku i koronavirusit, ka njoftuar Liga e Futbollit Gjerman (DFL), transmeton Koha.net.

DFL javën e kaluar ka propozuar shtyrjen e mëtutjeshme të kampionatit. Shtyrja e mëtutjeshme padyshim se do të ndikojë në financat e klubeve.

Javën e kaluar Borussia Dortmund, Bayern Muenchen, RB Leipzig e Bayer Leverkusen u bënë bashkë duke mbledhur 20 milionë euro në fond solidariteti për të ndihmuar klubet në dy rangjet e para që do të hasin në probleme financiare.

Shefi-ekzekutiv i Bayern Muenchenit, Karl-Heinz Rummenigge për “Frankfurter Allgemeine Zeitung” të martën ka thënë se do të jetë shumë me rëndësi që stinori të kompletohet pasi klubet po shikojnë të minimizojnë dëmet financiare.

“Është shumë me rëndësi që stinori të kompletohet. Si për arsye të korrektësisë sportive, por edhe për të limituar dëmet financiare”, ka thënë Rummenigge.