Klubet e Premier Ligës do të diskutojnë nëse trajnerëve duhet t’u lejohet të apelojnë vendimin e një gjyqtari gjatë ndeshjeve, për të ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si e përdorin gjyqtarët sistemin VAR.
Në një takim të javës së ardhshme, sipas “Telagraph Sport”, do të shtyhet përpara ideja që të lejohet në një ndeshje një numër i caktuar i apelimeve nga trajnerët.
Një nga zyrtarët i ka thënë këtij mediumi se do të ishte pro që t’i jepej leja çdo trajneri deri në tri apelime për dyshimet e tij gjatë ndeshjes, transmeton Koha.net.
Një kryetar i një klubi ka thënë për “Telegraphin” se “VAR-i po punon për pozitë jashtë loje, por jo për tjerat”.
Në sezonin e parë të VAR-it në Premier Ligë ka pasur diskutime të shumta se nuk po funksionon siç duhet. Sipas shumë analistëve e klubeve të ndryshme, VAR-i vetëm po e dëmton Premier Ligën.
Gjithsesi, Premier Liga pritet të dalë kundër këtij propozimi nën arsyetimin se do të çonte në shumë humbje kohe e aplikime taktike nga trajnerët për të humbur minutat.
-
VAR-i mbetet në Premier League
-
Në Angli mund të mos ketë VAR në edicionin e ardhshëm
-
Gjyqtarët në Premier Ligë do të shfrytëzojnë më shumë monitorët në fushë për teknologjinë VAR
-
Anglia përgatitet për polemika në sezonin tjetër, por thotë se është gati për VAR-in
-
Vendimet e VAR-it në Premier Ligë mund t’i shikojnë edhe fansat në stadium