Sport

Klubet angleze pas Zhegrovës

Dy klube të Premier Leagues së Anglisë janë duke u interesuar për transferimin e sulmuesit anësor të Kosovës, Edon Zhegrova, shkruan “Daily Star”.

Sipas kësaj gazete Chelsea e Wolverhamptoni kanë shfaqur interesim për 21-vjeçarin. Zhegrova do të kthehet te Genku në Belgjikë, pasi klubi zviceran Basel, ku ai është i huazuar, nuk shfrytëzoi opsionin për ta transferuar futbollistin për 3.5 milionë euro. Zhegrova ka luajtur 14 herë në Superligën e Zvicrës këtë stinor. Ka shënuar dy gola dhe asistuar tre tjerë.