Skuadrat nga Premier League, Manchester Unitedi, Liverpooli, Arsenali dhe Evertoni janë futur në garë për shërbimet e sulmuesit të Salzburgut, Patson Daka. Mediumet e huaja kanë raportuar se klubet angleze tashmë kanë kontaktuar Salzburgun për të shprehur interesimin e madh që e kanë për sulmuesin 22-vjeçar. Kartoni i tij, aktualisht vlerësohet rreth 20 milionë euro, shumë të cilën janë të gatshme ta paguajnë por që duhet bindur Salzburgu.
Daka po shkëlqen këtë edicion te ekipi austriak, të cilit iu bashkua në vitin 2017 dhe ka kontratë deri në vitin 2024. Daka ka shënuar 30 gola dhe ka bërë tetë asistime në 32 paraqitje në të gjitha garat me Salzburgun.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo