Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klubet angleze pas Iscos

Mediat në Angli shkruajnë se disa klube janë të interesuar për magjistarin spanjoll të Real Madridit, Isco, por ai mund të përfundojë te Manchester City i Pep Guardiolës.

“Guardiola ka provuar ta transferojë Iscon edicionin e shkuar, por ai përfundoi me nënshkrimin e kontratës së re me Real Madridin. Këtë vit pati kontakte përsëri dhe Guardiola i ka siguruar atij vendin e titullarit në ekip, që nuk e ka me Zidanen. Për më shumë, paga e tij do të jetë më e madhe. Nëse ai ende mbetet zëvendësues në ndeshje të rëndësishme, mund të largohet pas Kupës së Botës”, ka shkruar gazetari Calabres, transmeton KTV.

Calabres beson poashtu se muaji i ardhshëm do të jetë vendimtar për t’i dhënë Iscos një version të qartë nëse ai do të qëndrojë në klubin momental apo jo.