Tre klube nga liga amerikane MLS kanë shprehur interesim për yllin e Arsenalit, Mesut Ozil.
DC United, LA Galaxy dhe klubi i David Beckhamit - Inter Miami duan ta kenë në radhët e veta mesfushorin e Arsenalit, raportojnë mediat britanike, transmeton Koha.net.
Ozil nuk ka gjetur hapësirë në edicionin e ri tek Arsenali dhe pritet që të ndryshojë skuadër në afatin kalimtar të janarit.
Artikuj të ngjashëm