Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kloppit nuk i pëlqen krahasimi i Liverpoolit me Realin

Jurgen Klopp ka thënë se nuk ka asnjë interesim në krahasimin e Liverpoolit me superfuqitë si Real Madridi, Bayern Munichu e Barcelona.

“Të kuqtë” kanë siguruar gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve pasi mposhtën Manchester Cityn me rezultat të përgjithshëm 5 me 1.

Liverpooli për herë të fundit në këtë fazë të garave kishte arritur para dhjetë vjetësh dhe tani janë dy ndeshje larg finales.

“Nuk interesohem për krahasimin. Barcelona, Bayerni, Real Madridi – kanë fituar gjithçka në 20 vjetët e fundit. Në të njëjtën kohë, ne pak a shumë nuk kemi fituar asgjë si klub”, ka thënë Klopp.

“Nuk bëhesh fitues brenda natës – ndodhë kohë pas kohë. Ne vetëm mund të zhvillohemi. [Premier Ligë] është shumë e fortë; kjo garë është shumë e fortë, por nuk brengosem se kush është në të”, ka shtuar gjermani.

“Ne jemi këtu dhe e merituam. Jam i lumtur për këtë. Deri më tani kemi luftuar për secilën mundësi. Është e vështirë ta arrish dhe ta përdorësh, por kjo është ajo që do bëjmë”.