Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kloppi flet për lëndimin e Elliottit

Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp, konfirmoi se do t’i duhet të presë një vlerësim të mëtejshëm për dëmtimin e kyçit të këmbës që Harvey Elliott e pësoi gjatë fitores 3:0 të së dielës ndaj Leeds Unitedit.

Mesfushori e pësoi një lëndim të rëndë pas duelit me futbollistin Pascal Struijk, duke u detyruar ta lë fushën para kohe.

“Mendoj se të gjithë e pamë, kyçi i këmbës nuk ishte më në vendin e duhur. Departamenti mjekësor e vendosi përsëri në vendin e duhur, gjë që është shumë e rëndësishme. Përveç kësaj, nuk ka shumë gjëra të mira për të thënë në lidhje me këtë. Padyshim që është një dëmtim i keq dhe ne duhet të presim tani për ekzaminime të mëtejshme, vlerësime ose çfarëdo, skanime, dhe kjo është ajo që ne bëjmë”, deklaroi Klopp.