Menaxheri Jurgen Klopp ka thënë se pozicionimi në vendin e dytë në Premier Ligë është synimi kryesor i Liverpoolit këtë sezon.
Manchester City është 11 pikë larg Manchester Unitedit në pozitën e dytë pasi ka siguruar 15 fitore me radhë, derisa Liverpooli gjendet në pozitën e pestë me 18 pikë prapa ekipit të Pep Guardiolas.
Klopp ka thënë se City me gjasë do të shpallet kampion, por gjermani ka insistuar se “më i miri nga pjesa e mbetur” është synim real.
“Këtë sezon nuk mendoj se dikush lufton për titull. Nuk e mendoj as Unitedin. Do të tentojmë t’u afrohemi sa më shumë, por nëse City nuk lëshon pikë atëherë do ta fitojnë [titullin]”, ka thënë Klopp për “The Telegraph”.
“Do jemi më të mirët nga pjesa tjetër është synim real. Prandaj do të tentojmë të kemi pozitën më të mirë në tabelë – të tretin apo dytin”, ka thënë veç të tjerash trajneri gjerman.