Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klopp: Sonte kemi bërë gjitha gjërat që nuk duhet bërë në futboll

Trajneri gjerman i Liverpoolit, Juergen Klopp, ka thënë se sonte në ndeshjen ndaj Aston Villas çdo gjë ka shkuar keq. Liverpooli pësoi 7:2 nga Aston Villa, që është hera e parë që nga viti 1963 që ka pësuar shtatë gola në një ndeshje kampionale.

Humbja e Liverpoolit ka ardhur në të njëjtën ditë që Manchester Unitedi u turpërua 6:1 në shtëpi nga Tottenhami.

“Ne patëm momente të mira, por momentet e mira nuk na çuan askund, me përjashtim të dy golave të Mohamed Salahut. Gjithë momentet e mira të Aston Villas çuan te raste të mëdha apo golat, dhe ky ishte dallimi. Gjitha gjërat që nuk duhet të bësh në një ndeshje futbolli ne i bëmë sonte. Por duhet përgëzuar Aston Villan që na ka detyruar t’i bëjmë ato”, ka thënë Klopp.