Liverpool e cilësoi si të pashitshëm brazilianin që kërkohet nga Barcelona, e cila ofron mbi 100 milionë euro.
Megjithatë, pas deklaratës së klubit që thoshte se ai nuk është në shitje dhe pas kërkesës së lojtarit për t’u transferuar, vjen surpriza: Coutinho nuk është në listën e trajnerit Jurgen Klopp për ndeshjen në Hoffenheim të Gjermanisë, për Champions League, shkruan KP.
Dy skuadrat ndeshen në play-off, e cila vlen për kualifikimin në fazën e grupeve dhe mosgrumbullimi i ndoshta lojtarit më të mirë mund të vijë vetëm për një arsye madhore.
Tani pritet lëvizja e re e Barcelonës për të marrë pasardhësin e Neymarit në “Camp Nou”.