Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klopp konfirmon se Mane është i gatshëm për ndeshjen e kthimit ndaj Romës

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka konfirmuar se Sadio Mane është i gatshëm për ndeshjen e kthimit ndaj Romës në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Anësori i Liverpoolit nuk u paraqit në barazimin e sotëm të Liverpoolit ndaj Stoke Cityt, 0-0, për shkak të një lëndimi të lehtë që kishte pësuar në sfidën e parë kundër Romës, transmeton Koha.net.

“Mane nuk luajti por do të jetë i gatshëm për të mërkurën”, ka thënë Klopp.