Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp, ka kaluar shtatë vjet duke luftuar kundër Bayern Muenchenit në Bundesligë, por ai thotë se nuk ka asgjë personale, kur të martën (sot, 21:00) me skuadrën e tij do të presë gjigantin gjerman, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.
Në kohën e tij si trajner i Borussia Dortmundit dhe para kësaj i Mainzit, Klopp ishte përballur me Bayernin 29 herë dhe kishte fituar nëntë ndeshje, shkruan Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMirëpo, ndeshja më e njohur e tij ndaj Bayernit ishte në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2013 në Wembley, ku Bayerni fitoi 2:1 me një gol të shënuar nga Arjen Robben në minutën e 89-të.
"Kurrë nuk kishte ndonjë gjë negative me Bayernin, por kur luajmë kundër njëri-tjetrit dhe Bayerni blen lojtarët tanë, si mund të jem i lumtur?", ka thënë Klopp në konferencën për media të hënën.
Mbrojtësi Mats Hummels dhe sulmuesi Robert Lewandowski ishin në skuadrën e Dortmundit të Kloppit në finalen e vitit 2013, por tash janë te Bayerni... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)