Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klopp e Solskjaer të shqetësuar për lëndimet nga kryendeshja

Foto: Reuters

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, dhe ai i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, janë shprehur të shqetësuar për lëndimet që disa futbollistë pësuan në kryendeshjen e së dielës mes dy skuadrave.

Ekipet barazuan pa gola në kryendeshjen e xhiros së 27-të në Premier Ligë, ndërsa të dy ekipet u detyruan të kryejnë zëvendësime për shkak të lëndimeve.

Tek Unitedi në pjesën e parë u lënduan, Ander Herrera, Juan Mata e Jesse Lingard, ndërsa te Liverpooli Roberto Firmino.

Pas takimit, Klopp ka thënë se për të ishte ndeshje e çuditshme dhe se lojtarët humbën ritmin pas ndërprerjeve e lëndimeve në fushë.

“Ishte ndeshje e çuditshme. Nisëm mirë. Të gjitha lëndimet në ndeshje na kushtuan me humbje të ritmit. Na ndodhi me Bobbyn dhe kjo ishte katastrofike”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, Solskjaer ka thënë se “të gjitha të këqijat na ndodhën në pjesën e parë”.

“Patëm katër lëndime – u detyruam ta mbanim në fushë Marcus Rashfordin – dukej qysh në fillim se do të ishte e vështirë”, ka thënë ai duke shtuar se “nuk kujton ndonjë rast të Liverpoolit”.

Barazimi ka çuar Liverpoolin në pozitën e parë me një pikë më shumë se Manchester City, ndërsa Unitedi bie i pesti me një pikë më pak se Arsenali.

Artikuj të ngjashëm