Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klitschko pranon të kthehet në ring për 108 milionë euro

Wladimir Klitschko pritet të kthehet në ring më 25 maj në Kiev, dy vjet pasi u pensionua.

Klitschko u largua nga sporti në prill të vitit 2017 pasi humbi nga britaniku Anthony Joshua me nokaut teknik në raundin e 11-të, në përballjen për tituj të botës në peshën e rëndë.

Mirëpo, ish-kampioni i peshës së rëndë po mendon të kthehet në ring, pasi është joshur nga një ofertë luksoze e platformës DAZN, shkruan sot Koha Ditore.

Mediumi ukrainas "SportArena" raportoi se Klitschko ka pranuar ofertën prej tri meçeve të DAZN-it me vlerë rreth 108 milionë euro. Raportet po ashtu kanë zbuluar se 43-vjeçari do të kthehet më 25 maj, në stadiumin olimpik në Kiev, ndërsa emri i kundërshtarit pritet të bëhet i ditur së shpejti... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)