Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klinsmanni e këshillon Haalandin

Legjenda e futbollit gjerman, Jurgen Klinsmann, ka thënë se ylli i Borussia Dortmundit, Erling Haaland, nuk ka nevojë të ngutet që të largohet nga ekipi.

“Ai ndihet rehat dhe ka bashkëpunim të shkëlqyer me Reynan, Sanchon dhe në veçanti me Marco Reusin”, ka thënë 56-vjeçari Klinsmann.

“Klube të mëdha do të trokasin në derën e tij. Nuk ka dyshim për këtë gjë. Mendoj se Borussia Dortmundi është klub i madh, por financiarisht, do të ketë oferta të mëdha. Por, nëse do të isha në vend të tij, do të qëndroja edhe për një kohë”, ka shtuar Klinsmann.

Haalandi po shkëlqen te Dortmundi dhe priten oferta të shumta për të.