Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klein: Lojtarët e Bundesligës duhet të respektojnë udhëzimet

Lojtarëve të Bundesligës do t’iu përsëriten edhe një herë udhëzimet para ndeshjeve të kësaj fundjave, pasi që lojtarët e Herthas së Berlinit kanë injoruar ato gjatë fitores 3:0 të shtunën ndaj Hoffenheimit.

Liga e Futbollit Gjerman (DFL) ka konfirmuar se hertha nuk do të ndëshkohet për festimin e golit. Por, shefi ndërkombëtar i Bundesligës, Robert Klein, ka thënë se udhëzimet mjekësore duhet të ndiqen.

“Udhëzimet janë shumë të qarta. Duhet t’i respektojmë ato. Në aspektin e higjienës, udhëzimi është të festohet duke mbajtur distancën fizike. Mund të imagjinoni që në ato emocione të shënimit të golit, nganjëherë, lojtarët mund të afrohen. Klubet po punojnë në mënyrë aktive me lojtarët. I flasin atyre [do ditë për t’iu rikujtuar se [farë duhet bërë për të siguruar që të kemi të drejtën të luajmë xhiron e dytë dhe të tretë e të përfundojmë stinorin”, ka thënë Klein, raporton BBC.

Klein e ka vlerësuar sukses xhiron e parë të Bundesligës që nga rikthimi pas pushimit të detyrueshëm shkaku i COVID-19.

Ndonëse kishte shqetësime, nuk është raportuar për ndonjë mbledhje të grupeve të tifozëve rreth stadiumeve apo në qendra të qytetit.

“Është lehtësim i madh”, ka thënë Klein.