Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, është bërë viral në rrjetet sociale për prishjen e pikës së penalltisë, para se Jarrod Bowen i West Ham Unitedit, ta humbte penalltinë në minutën e 45-të.
Liverpooli fitoi ndaj West Hamit në kuadër të xhiros së 12-të të Premier Leagues, me golin e Darwin Nunezit në minutën e 22-të.
Një gjë të tillë vite më parë e kishte bërë Riccardo Maspero, në derbin mes Juventusit dhe Torinos.
Njësoj ka vepruar edhe mbrojtësi holandez, ndërsa Bowen më pas nuk kishte arritur ta mposhtte portierin Alisson Becker.